Media gjermane: Inteligjenca e Berlinit dyshohet se ka përgjuar Barack Obamën
Shërbimi Federal i Inteligjencës Gjermane ,BND, dyshohet se ka përgjuar për vite me radhë bisedat telefonike të ish-presidentit amerikan Barack Obama. Lajmi raportohet nga gazeta gjermane Die Zeit, e cila citon burime të brendshme.
Sipas raportimit, përgjimet janë kryer kur Obama udhëtonte me avionin presidencial Air Force One, pasi komunikimet ajrore konsiderohen më të vështira për t’u enkriptuar sesa ato në tokë. Mbikëqyrja dyshohet se ka vazhduar për disa vite dhe është ndalur vetëm në vitin 2014, me urdhër të Zyrës së Kancelarit.
Media gjermane thekson se BND ishte në dijeni të rreth 12 frekuencave të përdorura nga Air Force One për komunikime dhe se në disa raste bisedat ishin të enkriptuara dobët ose aspak. Nuk ka pasur, sipas burimeve, asnjë urdhër zyrtar për spiunazh.
Telefonatat e Obamës transkriptoheshin dhe qarkullonte vetëm një kopje brenda BND-së, e cila duhej të shkatërrohej pas përdorimit. “Zyra e Kancelarit nuk kishte dijeni për këtë për një kohë të gjatë”, thuhet në raport.
BND nuk ka komentuar drejtpërdrejt akuzat. Në një reagim për agjencinë gjermane dpa, shërbimi i inteligjencës deklaroi se nuk komenton publikisht mbi aktivitetet apo gjetjet e mundshme operative, duke theksuar se kjo nuk përbën pranim të akuzave.
Ky zbulim vjen në një kontekst të ndjeshëm, pasi në vitin 2013 u bë publik fakti se Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) kishte përgjuar për vite me radhë telefonin e kancelares Angela Merkel, duke shkaktuar tensione serioze në marrëdhëniet gjermano-amerikane. Në atë kohë, Merkel deklaroi se “spiunazhi mes miqsh është plotësisht i papranueshëm”.
Sipas gazetarit që ka investiguar çështjen, BND nuk e përgjonte Obamën në mënyrë të vazhdueshme, por regjistronte komunikimet sa herë që identifikonte transmetime në frekuencat përkatëse. Po ashtu, shërbimi gjerman dyshohet se ka përgjuar edhe biseda të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë