Mediu: Për bashkimin e shqiptarëve duhet qeverisje me kualitet
Për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Shtetet e Bashkuara janë të interesuara që demokracia në Shqipëria të jetë funksionale.
Ai thotë se politika shqiptare dhe veçanërisht opozita duhet të gjejë rrugën për të realizuar këto pritshmëri.
“Çdo investim që bëhet nga pikëpamja ushtarake, energjitike dhe nga pikëpamja teknologjike në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin një peshë gjeostrategjike Shqipërisë shumë herë më të madhe seç e ka sot,” – u shpreh Mediu, ndërsa foli për rëndësinë e rritjes së dimensionit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sipas tij pavarësisht debateve politike apo mosmarrëveshjeve çdo investim amerikan në këto tre fusha duhet parë me vëmendje.
Mediu deklaroi se qëndrimet e kundërta politike në raport me SHBA-në nuk janë në interesin kombëtar dhe nuk i bashkojnë shqiptarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë