Mediu: Serverin e PS e kam denoncuar tre muaj më parë, patronazhistët po intimidojnë votuesit
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se Partia Socialiste po intimidon dhe blen vota në të gjitha qarqet e vendit dhe këtë po e realizon përmes patronazhistëve.
Z. Mediu tha se ka qenë ai i pari që ka denoncuar përdorimin e të dhënave personale nga PS për qëllime elektorale.
“Këtë denoncim unë e ka bërë para Lapsit , e kam bërë dy muaj e gjysmë, tre muaj më parë. Ka qenë një sistem Apollo që e kanë marrë nga Ministria e Brendshme në zgjedhjet e kaluara dhe më pas e kanë lidhur me elementë të tjerë”, u shpreh z. Mediu.
“Nuk është informacion që vjen nga puna e partisë por janë informacione që merren dhe rrëmbehen nga serverat e shtetit dhe kthehet në server të Partisë Socialiste. Po të ndodhet në një vend perëndimor do të ishte skandali më i madh që do të ndodhet. Janë të dhëna personale që mbrohen me ligj. Ti mund të marrësh listën e votuesve por jo të gjithë bazën e të dhënave të shtetit dhe ti përdorësh”, shtoi kreu i PR.
Z. Mediu tha më tej se edhe ftesa për bashkëpunim e Ramës për Bashën është një “diversion i hapur për të krijuar një stepje të elektoratit të djathtë që të ketë pjesëmarrje sa më të ulët”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit