Medvedev ironizon Truss: Jepini çmimin Nobel për shkatërrimin e ekonomisë britanike

20 Tetor 2022 | 18:32

Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, ka ironizuar Liz Truss, pasi kjo e fundit njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Medvedev u shpreh se Truss duhet t’i jepet çmimi Nobel, për faktin se e futi ekonominë britanike në kolaps, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.

“Çmimi Nobel në ekonomi, për shkatërrimin më të shpejtë të sistemit financiar kombëtar duhet t’i jepet Truss,” shkroi Medvedev në Telegram.

Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare (ONS) njoftoi më herët se norma e inflacionit, e nxitur nga rritja e çmimeve të ushqimeve, u rrit në 10.1% në shtator.

Britania e Madhe ndodhet në ujëra të turbullta pas dorëheqjes së Liz Truss. Vendimi i saj erdhi pas politikave të gabuara ekonomike dhe presionit nga brenda partisë së saj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026