Medvedev paralajmëron hakmarrje për vrasjen e gjeneralit të armëve bërthamore

17 Dhjetor 2024 | 10:52

Dmitry Medvedev, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, ka paralajmëruar Ukrainën për një “ndëshkim të pashmangshëm” për vrasjen e gjeneralit të lartë rus, Igor Kirillov, i cili drejtonte forcat e mbrojtjes bërthamore, biologjike dhe kimike të Rusisë. Medvedev, një aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, bëri kërcënimin përmes një deklarate për agjencinë RIA Novosti, ku tha: “Udhëheqja ushtarako-politike e regjimit të Kievit do të përballet me një ndëshkim të pashmangshëm për vrasjen e Kirillov. Duke kuptuar pashmangshmërinë e disfatës së saj ushtarake, ajo ndërmerr sulme frikacake dhe të neveritshme në qytetet paqësore.”

Si ndodhi vrasja?

Një shpërthim i fuqishëm në Moskë këtë mëngjes ka rezultuar në vrasjen e gjeneralit Kirillov dhe ndihmësit të tij. Kirillov, i cili drejtonte forcat e mbrojtjes bërthamore, biologjike dhe kimike të Rusisë, u vra në juglindje të Moskës, rreth katër milje larg Kremlinit.

Mediat ruse raportojnë se pajisja shpërthyese ishte fshehur në një skuter dhe u aktivizua nga distanca, duke përmbajtur rreth 300 gramë lëndë shpërthyese. Një burim i shërbimeve të sigurisë ukrainase ka konfirmuar për Reuters se Kieci fshihet pas sulmit, ndërkohë që autoritetet ruse vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Ukraina kishte hapur një hetim kundër Kirillovit për përdorimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë, ndërsa ai ishte sanksionuar nga Britania e Madhe për rolin e tij në përdorimin e këtyre armëve “barbare”.

Disa analistë kanë paralajmëruar se ky sulm mund të çojë në një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa autoritetet ruse kanë bërë thirrje për hakmarrje dhe ndëshkim të atyre që janë përgjegjës për vrasjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026