Mejdini: Partitë politike në Shqipëri nuk kanë ideologji, vendit i duhet një lëvizje e fortë antikorrupsion
Gazetarja Fatjona Mejdini tha për gazetaren ‘Ilva Tare’ se ajo që u ka munguar gjithmonë partive politike në Shqipëri, ndryshe nga ç’ndodhi në Kosovë me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, është ideologjia.
Sipas saj, ajo që i duhet në këtë moment vendit dhe që i ka munguar gjithmonë është një lëvizje e fortë antikorrupsion, duke qenë se korrupsioni është një nga problemet më të mëdha dhe të kahershme të çdo qeverie.
“Një nga problemet më të mëdha në vend është korrupsioni dhe askush nuk i mëshon kësaj që jemi për antikorrupsionin. Kemi lëvizjen ‘Ura’ në Malin e Zi dhe ata janë për t’i marrë shembull, një lëvizje të rinjsh që kishin si bazë antiokorrupsionin dhe u shpërblyen. Ka mungesë inspirimi”, u shpreh gazetarja Mejdini.
Në lidhje Skype, Edith Harxhi, drejtore ekzekutive e ‘Albanian Policy Center’ fakti që në Shqipëri nuk një lëvizje antikorrupsion lidhet me faktin se shoqëria civile në Shqipëri është po aq e korruptuar sa partitë politike.
“Nuk e krahasojmë dot vendin tonë as me Malin e Zi e as me RMV. Por shoqëria civile në Shqipëri që u krijua në vitet ‘90 ka qenë e deformuar dhe nuk krahasohet me atë të vendeve të tjera.
Po t’i referohemi përsëri Kosovës, që ka qenë një provincë, edhe ajo ka pasur një shoqëri civile shumë më të konsoliduar se ne, ndaj ata janë më të zëshëm sot”, tha znj. Harxhi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta