Meksika, vendi më vdekjeprurës për gazetarët në 2022

15 Dhjetor 2022 | 07:14

Meksika është vendi ku u vranë më shumë gazetarë në vitin 2022, sipas një raporti të publikuar sot nga Reporterët pa Kufi (RSF).

Raporti i RSF-së dokumentoi prova alarmante të rrëmbimeve, sulmeve dhe arrestimeve të punonjësve të medias. Në periudhën nga fillimi i janarit deri më 1 dhjetor 2022, u regjistruan 11 vrasje të punonjësve të mediave nga vendet e Amerikës Latine, d.m.th. afërsisht 20 përqind e numrit të përgjithshëm të gazetarëve të vrarë në botë, raporton Reuters.

Në mbarë botën, 57 vrasje gazetarësh u raportuan në RSF, ose 18.8 përqind më shumë se në vitin 2021, por kjo rritje besohet të jetë për shkak të konfliktit të armatosur në Ukrainë.

Megjithatë, pothuajse gjysma e vrasjeve të gazetarëve ndodhën në vendet e Amerikës Veriore dhe Jugore.

Vendet e tronditura nga dhuna, si p.sh Haiti, Nikaragua dhe Brazili konsiderohen si më të rrezikshmit për kryerjen e hetimeve për problemet që lidhen me krimin e organizuar, bandat dhe korrupsionin.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026