Meliza Haradinaj-Stublla jep dorëheqjen nga posti i ministres së Jashtme dhe nga AAK-ja
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministres dhe gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe anëtarësia.
Haradinaj-Stublla thotë se dorëheqja erdhi për shkak të njollosjes, linçimit e manipulimit dhe shantazhit ndaj familjes së saj.
Vendimin e dorëheqjes e ka dhënë vetë Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook, ku kërkon nga prokuroria të hetojë video-përgjimin sipas të cilit bashkëshorti i saj akuzohet për blerje votash.
“Distancimi im nga një parti tek e cila kam besuar fort dhe kontribuar shumë, mbi 15 vjet, nuk e kam menduar asnjëherë që do të vijë. Por tani që erdhi, jam në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar.
Siç kam kërkuar edhe më herët, RIPËRSËRIS që në interval sa më të shkurtër kohor, Prokuroria e Shtetit të ndriçojë para së gjithash vërtetësinë e video-inskenimit të plasuar në mënyrë të dyshimtë në pseudo-portale dhe faktimin e vërtetësisë së të gjitha pretendimeve që implikojnë familjen time dhe mua”, shkruan mes të tjerash Haradinaj-Stublla.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta