Meloni jep mesazhin mes rreshtave: Pushoni për festat, viti që vjen do jetë më i keq

24 Dhjetor 2025 | 10:55

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar stafin e Zyrës së Kryeministrit për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, duke kombinuar falënderimet me nota humori dhe mesazhe motivuese për punën që i pret në muajt në vijim.

Gjatë një takimi të zhvilluar të martën në oborrin e Zyrës së Kryeministrit, Meloni vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e bashkëpunëtorëve të saj gjatë vitit që po mbyllet.

“Ju dua. Ne jemi një familje dhe luftojmë gjatë gjithë vitit”, u shpreh ajo.

Kryeministrja i ftoi anëtarët e stafit që të shfrytëzojnë pushimet e Krishtlindjeve për të rikuperuar energjitë, duke theksuar se vendin e pret një vit i vështirë pune. Me tone humori, ajo shtoi se sfidat nuk do të mungojnë as në vitin e ardhshëm.

“Mos u shqetësoni, sepse viti tjetër do të jetë edhe më keq”, tha Meloni me shaka.

Në përfundim, kryeministrja theksoi rëndësinë e përgatitjes për sfidat që e presin Italinë, duke nënvizuar se pushimi gjatë festave është i domosdoshëm për të vijuar punën me energji të reja dhe për t’i dhënë përgjigjet e nevojshme vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026