Meloni takon Sunak, vlerëson politikën britanike ndaj emigracionit

28 Prill 2023 | 14:55

Kryeministrja e Italisë ka vlerësuar politikën e Mbretërisë së Bashkuar ndaj emigracionit. E pritur nga homologu britanik në Doëning Street, Giorgia Meloni zgjodhi të përforcojë lidhjet mes Londrës dhe Romës.

Edhe Rishi Sunak shprehu dëshirën për të bashkëpunuar në frenimin e emigracionit të paligjshëm dhe përgëzoi zonjën Meloni për qëndrimin e saj ndaj krizës në Ukrainë.

“Kontrasti ndaj trafikantëve dhe emigracionit ilegal është diçka që qeveria juaj po e bën shumë mirë dhe unë po ndjek shembullin tuaj”, tha Meloni.

Qeveria italiane shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në shkallë kombëtare lidhur me fluksin e emigrantëve që vijnë përmes detit. Ishujt e Italisë, me 400 qendra pritjeje për emigrantët, po strehojnë 2.705 persona.

Vetëm të mërkurën, mbi 1 mijë emigrantë mbërritën në Itali. Që nga fillimi i vitit në vend kanë mbërritur rreth 40 mijë emigrantë, 4 herë më shumë se numri i vitit të kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026