Memli Krasniqi: Ndahemi me Ramën për Open Balkan

10 Shkurt 2022 | 17:10

Skena politike në Kosovë ka një qëndrim unanim lidhur me Open Balkan kërkon mirëkuptimin e qeverisë shqiptare lidhur me këtë qëndrim.

Këtë tha kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë për Euronews Albania, ndërsa shtoi se me gjithë marrëdhëniet shumë të mira me qeverinë shqiptare, çështja e Open Balkan është një qëndrim që mbetet i pandryshuar për politikën në Kosovë.

“Si parti i kemi mbajtur shumë mirë marrëdhëniet me të gjitha partitë në Shqipëri, edhe me PS. Por jo për të gjitha çështjet pajtohemi. Edhe në Kosovë ndonjëherë mund të pajtohemi edhe me kundërshtarët tanë politikë. Te çështja Open Balkan skena politike në Kosovë ka rezervat e veta, duke përfshirë edhe ne, por besoj se kemi mirëkuptimi që edhe në raport me qeverinë në Tiranë të kemi mirëkuptim për këndvështrimet që kemi. Ne besojmë se Kosova duhet të jetë e barabartë në çdo tryezë rajonale”, tha Krasniqi.

Krasniqi theksoi se në Ballkanin Perëndimor ku ka ende çështje politike të pazgjidhura si ajo mes Kosovës dhe Serbisë, ndërmarrja e nismave ekonomike pa ndërmjetësive e një interlokutori si BE bëhen të vështira.

“Në rastin ku Serbia tenton të cenojë sovranitetin e Kosovës nuk mund ta anashkalojmë këtë fakt dhe të mendojmë se gjërat mund të zgjidhen vetëm më lehtësimet tregtare. Por kjo s’do të thotë se jemi kundër bashkëpunimit rajonal. Dhe shpresojmë që në një të ardhme të gjendet zgjidhja që Kosova të ndihet si e barabartë”, tha kreu i PDK.

Duke e konsideruar Asosascionin më shumë një detyrim ndaj ndërkombëtarëve, Krasniqi u shpreh se i takon qeverisë që ta finalizojë projektin në frymën e kushtetutës, por në asnjë mënyrë që të shkojë drejt krijimit të një entiteti që rrezikon karakterin e shtetit të Kosovës.

Krasniqi u ndal edhe te kriza energjetike në Kosovë, duke bërë përgjegjës direkt kryeministrin Kurti për keqmenaxhimin e situatës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026