Memorandumi për dosjet, Sejamini: KLGJ privatizoi kompetencat. Hyseni: Rekrutimi jo nga USAID

7 Maj 2020 | 18:17

Pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj Gjykata e Lartë ka filluar shqyrtimin e dosjeve të mbetura stok. Puna ka filluar nga shqyrtimi I dosjeve emergjente dhe sot janë dhënë vendimet për tre dosje administrative.

Por, në arkivin e gjykatës më të rëndësishmevend presin për nisjen e procesit gjyqësor 35 mijë dosje. Ndërsa për të zgjidhur situatës mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe USAID është nënshkruar një memorandum për të rekrutuar juristë të rinj të cilët do të ndihmojë në përgatitjen e një relacioni në mënyrë që gjykatësi ta këtë me të thjeshtë vendimin. Këta jurist do të quhen Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura.

Sipas drejtuesit të Exit.al, Neritan Sejamini e cilëson skandaloz vendimin pasi sipas tij KLGJ po i kalon kompetencat një instituti privat.

“E krijuam KLGJ në mënyrë që të administronte karrierën në sistemin e drejtësisë por tashmë mendimi i jepet një instituti. Kjo është skandaloze, KLGJ ka privatizuar kompetencat e saj për t’ia dhënë një institucioni privat që nuk ka asnjë përgjegjësi. Mbi bazën e një letre i jep të drejt një instituti privat që të punësojë ndihmsa ligjore”, tha ai.

“Ndihmësi ligjore merr një dosje dhe përgatit një relacion teknik. Luan rol të rëndësishëm për procesin e gjykimit pavarësisht se vendimin e merr gjykatësi. Thelbi i të gjithë drejtësisë është një proces i duhur ligjor. Kjo që është bërë është e paligjshme. Mund të merren ndihmësa ligjor por të punësohen nga Gjykata e Lartë, por jo ndihmësa me kriter privat”, ka shtuar z. Sejamini.

Për deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni e gjithë është një proces teknik për të përshpejtuar procesin e gjykimit të mbi 35 mijë dosjeve që ndodhen aktualisht në Gjykatën e Lartë.

“Si këta persona, Gjykata e Lartë ka aktualisht staf administrativ në funksion të këtij procesi. Rekrutimin nuk do ta bëjë USAID, por Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kjo për t’i dhënë një garanci më tepër procesit. Do të evidentojnë dosjet dhe në fund përgatit relacion”, u shpreh z. Hyseni.

Z. Sejamini shpreh rezerva dhe për procesin në tërësi të reformës në drejtësi duke theksuar se, është e keq planifikuar dhe e keq ngjizur. Sipas tij reforma ishte në mënyrë të panevojshme komplekse dhe eksperimentale.

“Është fatkeqësi që kemi 7 vjet që nuk flasim për drejtësi por për reformë. Flitet për emërime, nuk flitet për vendime. Kjo reformë është e pasuksesshme sepse këtë e tregojnë rezultatet e saj. Nuk ka asnjë vend në botë që ka mbetur pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese’, deklaroi analisti.

Deputeti i PS-së, Hyseni nga ana tjetër thotë se, askush nuk e kishte parashikuar një shkallë kaq të lartë korrupsioni në drejtësi dhe këtë e ka evidentuar procesi i vetingut. Ai shtoi se reforma ende pa u mbyllur ka sjellë pasoja dhe që tani ka dhënë impulset e para.

Askush nuk e imagjinonte se në Gjykatën Kushtetuese do të ishte vetëm një gjyqtar i aftë. Vetingu tregoi shkallën e vërtetë të kalbëzimit të drejtësisë dhe duke parë këtë shkallë askush nuk duhet të ketë asnjë hezitim për këtë reformë”, tha z. Hyseni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021