Memory| Një dekadë dialog Kosovë – Serbi

11 Prill 2021 | 22:15

Emisioni “Memory” nga Baton Haxhiu në Euronews Albania sjell 10 vjet dialog me bisedime, miliona euro shpenzime dhe një proces, që misionin kryesor kishte ta mbante veten gjallë. Dialogu kishte nisur pa një strategji të qartë, por në këto dhjetë vite ka kaluar në disa faza.

Për herë të parë u ulën në një tavolinë, në ditën ndërkombëtare të gruas procesin e dialogut e kryesonte një grua. Edita Tahiri për shtatë vjet ka qenë në krye të negociatave në nivelin teknik të bisedimeve dhe palë negociuese ishte BE-ja.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia e kontestoi këtë akt në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por në 2010 kjo gjykatë thotë se akti nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe as rezolutën 1244. Pas dy muaj nga vendimi, “Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara” miratoi një rezolutë, me të cilën mbështeste vendimin për dialog mes dy shteteve. Kjo shënoi dhe fillimin e një procesi që vazhdon edhe sot.

Robert Cooper ndërmjetesusi i BE-së në dialog nga viti 2011-2014 tregon si nisi gjithçka.

“Nga ana e Brukselit filloi gjithçka aksidentalisht dhe unë së bashku me kolegen time biseduam me Uashingtonin për të nisur dialogun,”- thotë Robert Cooper ndërmjetesusi i BE-së 2011-2014.

Ndërsa Edita Tahirit rolin e kryenegociatores ja kërkoi z. Thaçi dhe ajo thotë se në fillimi e refezui.

“Unë e kam refuzuar kërkesën e z. Thaçi me arsyetimin se partia ime si pjesë e qeverisë nuk kishte fuqi të madhe politike, pavarësisht se unë kisha një kontribut profesional për liri dhe pavarësi dhe i thashë të merrte dikë nga PDK-ja,”- shprehet Edita Tahir kryenegociatore 2011-2017.

Ambasada Amerikane në Kosovë e telefonon duke bërë që të ndryshonte mendjen.

Në datën 8 mars u zhvillua takimi i parë, i cili ka pasur dhe tenisionin e vet për të cilin flasin vetë protagonistët.

“Jam vonuar dy orë dhe kjo se unë nuk mund të shkoja pa miratuar më parë parlamenti rezolutën,” – tregon Edita Tahir kryenegociatore 2011-2017.

Sigurisht që ky takim pritej dhe nga Serbia.

“Ishte një eksperiencë e re për të gjithë ne, pasi ishte hera e parë që kishim një takim tetë a tetë me një përfaqësuse nga Prishtina. Ishte I rëndësishëm ky takim, pasi ka çuar në gjëratë tjera më vonë,”- tregon Borko Stefanoviç kryenegociator i Serbisë.

Pavarësisht se nuk është arritur njohja reciproke z. Cooper shprehet se arritëm që dy shtetet mos luftojnë me njëri – tjetrin. Veriu i Kosovës i banuar nga serbë u kthye në një nyje të pazgjithshme për Brukselin dhe kjo vazhdon edhe sot.

Më vonë ky dialog që nisi si teknik kaloi në nivel politik. Nga të gjitha temat e diskutuara ai për menaxhimin e kufirit është biseduar më shumë. Dy shtetet kanë nënshkruar 38 marrëveshje disa prej të cilave nuk kanë gjetur ende zbatim.

Në vitin 2012 dialogu kaloi në nivelin politik ku në krye të dy shteteve ishin kryeministrit përkatës dhe pas një viti nënshkruan marrëveshjen që njihet me emrin 2013, e cila kishte në fokus integrimin e qytetarëve serb në Kosovë dhe anasjelltas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026