Memushaj: Gjuha standarde shqipe në rrezik, janë goditur rëndë institucionet

7 Tetor 2022 | 17:56

Gjuhëtari i njohur Rami Memushaj, është shprehur gjuha standarde shqipe është e rrezikuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Memushaj thotë se gjuha standarde shqipe ka nevojë për kujdesin e përdoruesve  dhe shoqërisë.

“Gjuha shqipe ka shumë variante, që janë dialekte. Dialektet nuk janë të rrezikuara. Gjuha standarde po rrezikohet. Është një variant që ka nevojë gjithmonë për kujdesin e përdoruesve dhe shoqërisë. Është shoqëria ajo që e përdor dhe që duhet të kujdeset për të. Gjatë këtyre 30 e ca viteve, kujdesi i shoqërisë për gjuhën ka rënë”- u shpreh ai.

Ai shton se janë goditur rëndë institucionet e gjuhësisë dhe letërsisë. Ndërkohë, thekson se ndaj gjuhës shqipe ka rënë dhe kujdesi i shtetit.

“Janë goditur rëndë institucionet, sidomos Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, që tashmë është katandisur në një departament. Por nga ana tjetër ka rënë dhe kujdesi i shtetit. Kemi qindra botues, por nuk janë të detyruar që të kenë redaktor të liçensuar. Ka prej tyre që përpiqen të gjejnë elementë cilësor,  por ka të tjerë që e bëjnë këtë punë formalisht dhe i vënë emra formalisht e libri del për faqe të zezë. Mungon kujdesi i institucioneve, por në radhë të parë kujdesi i shtetit”- deklaroi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026