“Menjëherë dhe pa kushte”- G7 thirrje të fortë Rusisë për tërheqje nga Ukraina

17 Prill 2023 | 13:51

Ministrat e Jashtëm të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara në botë përsëritën përkushtimin e tyre për të mbështetur fuqishëm Ukrainën, duke “intensifikuar, koordinuar dhe zbatuar plotësisht sanksionet kundër Rusisë”.

Gjatë një takimi në Japoni, ministrat e G7-ës thanë se “Rusia duhet t’i tërheqë të gjitha forcat dhe pajisjet nga Ukraina, menjëherë dhe pa kushte”, transmeton një deklaratë e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Japonisë, shkruan rel.

Ministri i Jashtëm japonez, Hayashi Yoshimasa, tha se është e rëndësishme që të ruhet uniteti në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Duke komentuar njoftimin e presidentit rus, Vladimir Putin, se Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi, ministrat e G7-ës thanë se “retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë është e papranueshme”.

Rusia dikur ka qenë pjesë e asaj që është njohur si G8, por është dëbuar pasi ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Me urdhër të Putinit, ushtria ruse ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Perëndimi ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Moskës, ndërsa Kievin është duke e ndihmuar me armatim dhe logjistikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026