Mentor Kikia: Shoh një frikë nga ana e ‘Kushtetueses’ për të marrë një vendim për 30 qershorin
Gazetari Mentor Kikia u shpreh në Euronews Albania se pezullimi i gjykimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për “30 qershorin”, me qëllim për të marrë një opinion nga Komisioni i Venecias, tregon një ngurrim nga ana e kësaj gjykate për të marrë një vendim.
“Unë çështjen e zgjedhjeve vendore e shikoj një çështje shumë të pastër ligjërisht për të marrë një vendim pro ose kundër. Nuk shikoj shumë nevojë për të konsultuar një këshill ekspertësh të drejtësisë siç është Komisioni i Venecias, më shumë sesa pamundësi apo paaftësi të Gjykatës Kushtetuese, shikoj një ngurrim për të marrë një vendim”, u shpreh gazetari.
“Shikoj një lloj frike për të marrë një vendim kaq shumë të rëndësishëm”, tha ai, teksa shtoi se Gjykata Kushtetuese e kërkon opinionin e Komisionit të Venecias për të pasur një lloj mburoje, pasi të marrë vendimin.
Pas një seance maratonë, Gjykata Kushtetuese vendosi dje pezullimin e gjykimit për padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Tashmë Gjykata Kushtetuese pritet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion dhe më pas do të japë një vendim për padinë e Ademit, e cila në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive kërkoi që zgjedhjet vendore të 2019 të shpallen të pavlefshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta