Mercedes në “pole position”, dyshja Bottas-Russell do e nisin garën e së dielës
Edhe pse Lewis Hamilton do të mungojë në garën e kësaj të diele, Mercedes do të jetë në “pole position” me dy pilotët e saj, Valtteri Bottas dhe George Russell.
Në provat e zhvilluara këtë të shtunë për çmimin e madh të Bahreinit vijoi dominimi i Mercedes, që konfirmohet si skuderia më e mirë e sezonit.
Max Verstapen i Red Bull ishte shumë pranë Russell, por duhet të mjaftohet me vendin e tretë. Sinjale pozitive dhe nga Ferrari, që me LeClerc do të nisë garën nga vendi i katërt.
E vetmja gjë që nuk ka dyshuar në këtë fund sezoni është ecuria negative e Sebastian Vettel, i cili nuk shkoi më shumë se vendi i 13-të.
Lewis Hamilton e ka siguruar titullin e shtatë kampion bote që pas çmimit të madh të Turqisë, por nuk do të jetë në garën e kësaj të diele, pasi pak ditë më parë u konfirmua si i prekur nga covid.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta