Merkel e sheh si objektiv gjeostrategjik anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

5 Korrik 2021 | 21:07

Kancelarja gjermane, Angela Merkel thotë se e shikon anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si “objektiv gjeostrategjik”.

“Është në interes të BE për të avancuar procesin e integrimit”, tha Merkel gjatë konferencës virtuale me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Liderja e Gjermanisë nuk përmendi Rusinë dhe Kinën por nënkuptoi ndikimin e këtyre dy vendeve në rajon.

Ajo bëri me dije se Gjermania do të dhurojë 3 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e rajonit.

Angela Merkel nisi në vitin 2014 Procesin e Berlinit për të promovuar bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e tyre në BE.

Kancelarja përmendi si sukses heqjen e tarifave roaming, por shtoi se rajoni ka ende “dritë hiqje” duke iu referuar problemeve pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Merkel përmendi marrëdhëniet Serbi-Kosovë, mos funksionimin e brendshëm të Bosnjës si dhe çështjen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Na duhet shumë durim dhe shumë këmbëngulje”, deklaroi Merkel.

Vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme në rrugën e integrimit në BE.

Mali i Zi dhe Serbia janë më të avancuara pasi kanë hapur negociata dhe disa kapituj për anëtarësim.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në pritje për të hapur zyrtarisht bisedimet, ndërsa Bosnje Hercegovina dhe Kosovë janë kandidate potenciale.

LEXONI GJITHASHTU:

Rama: Procesi i integrimit të Ballkanit po shtypet nga nacionalizmat e BE

KE ofron 28 miliardë euro investime për Ballkanin Perëndimor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026