Merkel mbajti të bashkuar Ballkanin pavarësisht kontradiktave, thotë gazetarja e ‘Deutsche Welle’
Gazetarja e ‘Deutsche Welle’, Anila Shuke tha për Euronews Albania se procesi i Berlinit i iniciuar nga kancelarja Angela Merkel, është i vetmi forum që ka mundur ta mbajë të lidhura me njëra-tjetrën vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht kontradiktave që mund të kenë.
Sipas saj, procesi i Berlinit si një paradhomë e BE, e arriti qëllimin që Ballkani të mos mbetej jashtë interesit të Perëndimit dhe të përfitonet fondet e nevojshme për zhvillim.
“Ishte një proces i përkohshëm, ndaj qëllimin për të mos mbetur Ballkani jashtë perëndimit u arrit, por procesi i zgjerimit u vonua, jo për shkak të Berlinit.
Procesi i Berlinit është i vetmi forum që i ka mbajtur këto vende në një lidhje me njëra-tjetrën në diskutim të vazhdueshëm, që të jenë të interesuara për njëra tjetrën”, tha ajo.
Teksa iu referua deklaratës së kancelares gjatë vizitës së një dite më parë në Beograd, gazetarja Shuke nënvijëzoi faktin se për herë të parë kancelarja mbajti qëndrim të hapur lidhur me ‘Open Balkan’ të cilin e cilësoi zgjidhje e mundshme por zgjidhja e dytë më e mirë.
Merkel u shpreh se më e mira është që të 6 vendet e Ballkanit të jenë në BE, por kushti është që këto vende të jenë të hapura për ato vende që duan të hyjnë, citoi ajo kancelaren gjermane.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta