Merkel niset drejt Tiranës, rruga plotësisht e boshatisur për autokolonën e kancelares

14 Shtator 2021 | 10:13

Rreth orës 9.45 avioni i kancelares Angela Merkel mbërriti në Rinas, ku nën masa të rrepta sigurie ajo u prit nga ministrja e Jashtme, Xhaçka dhe ambasadori gjerman.

Rreth orës 10:04 autokolona që shoqëron kancelaren u nis drejt Pallatit të Brigadave përmes një rruge plotësisht të boshatisur.

Devijimi i trafikut është njoftuar nga policia për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së dytë të kancelares gjermane në vendin tonë.

Policia njoftoi një ditë më parë se do ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në segmentet; Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave nga ora 09:00-13:00 të datës 14 shtator.

Vizita e kancelares Merkel në Tiraë pritet të përfundojë rreth orës 17:40 të ditës së sotme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026