‘Zemra ime rreh për këtë rajon’, Merkel mban fjalimin e lamtumirës për Ballkanin

14 Shtator 2021 | 14:48

Kancelarja gjermane Angela Merkel nxiti për bashkëpunim më të ngushtë vendet e rajonit në fjalimin e lamtumirës për Ballkanin të mbajtur nga Tirana.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, znj. Merkel vuri edhe një herë në dukje dobësinë që ka për Ballkanin, ndërsa nënvijëzoi se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit duhet të vijojë.

“Gjermania ka një interes të vetin në anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por është tjetër bashkëpunimi në nivel rajonal, një ide që është pranuar nga BE apo këndvështrimi gjerman. Nëse takoheni, është e drejta juaj. Zemra ime rreh për këtë rajon, edhe pse nuk do kem të njëjtën detyrë. Ndoshta do të më nxisë dielli të vij të shoh zhvillimin e këtyre vendeve”, tha Merkel.

Kancelarja gjermane u shpreh se nisma e tregut të përbashkët rajonal mes vendeve të Ballkanit është mbështetur nga Bashkimi Europian dhe se sa më shumë shtete të bashkëpunojnë në këtë drejtim, aq më mirë është për rajonin.

“Përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal me 4 marrëveshjet, edhe pse jo të gjithë janë duke bashkëpunuar. Sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunoni aq më i fuqishëm do të jetë Procesi i Berlinit”, tha kancelarja.

Znj. Merkel vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe RMV në procesin e integrimit evropian, edhe pse negociatat nuk u çelën për shkak të vetos bullgare.

Ajo theksoi se Procesi i Berlinit ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë në marrëdhënie mes vendeve të Ballkanit.

“Kryetarët e qeverive takohen më shumë siç nuk ka ndodhur më parë, bashkëpunimi është rritur”, u shpreh znj. Merkel.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026