Merkel turne lamtumire në Ballkan, e nis nga Beogradi, më pas drejt Tiranës

9 Shtator 2021 | 12:33

Më 13 dhe 14 shtator kancelarja Angela Merkel do të zhvillojë një turne lamtumire në Ballkanin Perëndimor.

Sikundër bëhet me dije në njoftimin zyrtar të kancelarisë gjermane, më 14 shtator në Tiranë Merkel do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por më parë ajo do të qëndrojë në Beograd ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Takimi pritet të fokusohet në politikën dypalëshe, ekonomike dhe procesin e anëtarësimin në BE. Pas bisedës me presidentin serb është planifikuar një konferencë e përbashkët për mediat.

Në 14 shtator kancelarja Merkel do të udhëtojë drejt kryeqytetit shqiptar ku fillimisht do të takohet me kryeministrin Rama. Më pas ajo do të takohet me krerët e qeverive të gjashte vendeve të Ballkanit Perëndimor e cila do të përqendrohet kryesisht në çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Në fund do të ketë edhe një konferencë për mediat. Përpara se të kthehet në Berlin, Kancelarja do të zhvillojë bisedime dypalëshe me kryeministrat e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026