Merr fund kujdestaria e të atit, Britney Spears falënderon fansat

5 Tetor 2021 | 19:19

Këngëtarja Britney Spears ka falënderuar fansat që e kanë mbështetur që kujdestaria e të atit ndaj saj të merrte fund.

Ylli i popit bëri një postim ne Twitter, ku tha se jeta e saj tashmë ka marrë një drejtim tjetër.  Performanca e fundit e këngëtares ka qenë në vitin 2018.

Para disa ditësh një gjykatë në Amerikë i hoqi babait të këngëtares kujdestarinë ndaj saj.

Fansat e yllit të popit e festuan vendimin jashtë gjykatës. Britney nuk ishte e pranishme në seancë, por vetëm avokati i saj.

Prej 13 vitesh këngëtarja ishte nën kujdestari për shkak të problemeve psikologjike. Këngëtarja Spears është lutur publikisht që babait të saj t’i hiqet kujdestaria, duke deklaruar se ai kishte qenë abuziv dhe se i kontrollonte edhe detajet intime të jetës personale.

Një dokumentar i kohëve të fundit i the NeW York Times, pohoi gjithashtu se babai i Britney-t kishte punësuar një firmë sigurie që të përgjonte telefonin e të bijës.

Në seancën e së mërkurës, avokati i Britney-t tha se heqja e kujdestarisë atërore ishte hapi i parë drejt përfundimit të një “makthi”. Ai tha se këngëtarja “është abuzuar jo vetëm në dekadën e fundit, por që nga fëmijëria”.

Përveç çështjes së kujdestarisë, një llogaritar publik do të menaxhojë përkohësisht pasurinë prej 60 milion dollarësh të këngëtares. Një seancë dëgjimore do të mbahet më 12 nëntor për të diskutuar vendimin përfundimtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026