Merren peng disa persona në një ndërtesë në Kaliforni, ndërhyn FBI pas kërcënimit me bombë

3 Qershor 2026 | 10:19

Një burrë u mbyll brenda një ndërtese në shtetin e Californisë, duke mbajtur peng një numër personash, pasi autoritetet morën raportime për një kërcënim me bombë.

Incidenti ndodhi në qendër të qytetit Bakersfield, ku disa persona ndodheshin brenda ndërtesës kur policia mbërriti në vendngjarje. Sipas zëdhënëses së policisë, Sally Selby, po punohet për të arritur një zgjidhje paqësore.

Autoritetet njoftuan se gjatë mbrëmjes u liruan dy persona të marrë peng. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Policia bëri të ditur se Ekipi i Negocimit të Krizave i Departamentit të Policisë së Bakersfield vazhdon të mbajë kontakte me të dyshuarin. Më herët, polici Eric Celedon deklaroi se negociatorët lokalë dhe ata të FBI-së kishin siguruar se personat e mbetur brenda dukeshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Rreth orës 23:00, autoritetet konfirmuan se një zëdhënës i policisë kishte marrë drejtimin e operacioneve SWAT në vendngjarje.

Ndërtesa në vendngjarje mësohet se përmban edhe zyra të tjera biznesi.

Pas mbërritjes në vendngjarje, oficerët ngritën një perimetër sigurie, ndërsa disa persona arritën të evakuoheshin. Autoritetet gjithashtu pastruan zonën përreth dhe mbyllën rrugët aty pranë për arsye sigurie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026