Merren peng dy gardianë në një burg suedez

21 Korrik 2021 | 20:59

Dy gardianë janë marrë peng në një burg në qytetin suedez Eskilstuna. Zyrtarët konfirmojnë se dy të burgosur janë kyçur në një prej ambienteve jashtë qelisë së tyre dhe kërkojnë t’iu vihet në përdorim një helikopter.

Sipas mediave suedeze, të burgosurit kanë rënë dakord që të lirojnë një prej pengjeve në shkëmbim të 20 picave, një për secilin prej tyre.

Autoritetet e burgjeve e kanë cilësuar situatën si “të rrezikshme” pasi të burgosurit kanë mësyrë në një prej dhomave të gardianëve e menjëherë kanë mbuluar kamerat.

Mediat vendase gjithashtu konfirmojnë se dy të burgosurit janë dënuar për vrasje.

Eskilstuna është rreth 120 kilometra në perëndim të Stokholmit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026