Merret vendimi, transporti publik rinis aktivitetin me 15 qershor, maskat të detyrueshme
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar pak minuta më parë se qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të rihapur transportin publik në vend.
Me një shënim në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ministria thekson se, ky shërbim do të rifillojë aktivitetin me 15 qershor, sipas rregullave të diktuara nga Instituti i Shëndetit Publik.
Qytetarët që përdorin trnasportin publik duhet të pajisen me maska mbrojtëse, të rujanë distancën fizike, ndërsa autobusët nuk mund të përdorin më shumë se 70 % të kapaciteteve të tyre.
“Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik.15 QERSHOR rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP”, thekson ministria.
Ky sektor ka qenë një ndër më të goditurit nga pandemia globale e COVID-19. Përfaqësuesit e shoqatës së transportit i kanë kërkuar vazhdimisht qeverisë që të rinisnin aktivitetin, por vetë kryeministri Rama ka thënë se ky sektor përbën një risk të shtuar për përhapjen e pandemisë.
Gjithsesi, pas 15 qershorit, linjat e urbanëve dhe transporti publik do të rikthehen në punë, por me kapacitet të reduktuar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta