Mesazhet e SHBA për Moskën, ministrja e jashtme ruse: Nuk kanë lidhje me rebelimin

27 Qershor 2023 | 17:38

Shërbimet inteligjente amerikane i kanë kërkuar Ukrainës që gjatë rebelimit të mercenarëve Wagner të mos kryejnë sulme drejt territorit të Rusisë. Kërkesa është bërë për të mos krijuar idenë se SHBA dhe NATO po ndihmonin mercenarët.

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet ndërkombëtare gjatë rebelimit të një pjesë të ushtrisë në Rusi fundjavën e kaluar.

Mediat amerikane shkruajnë se gjatë nisjes së marshimit të mercenarëve Wagner drejt Moskës, shërbimet inteligjente Amerikane, i bënë një kërkesë të veçantë Ukrainës. Zyrtarë të lartë të SHBA kanë kërkuar nga ushtria e Ukrainës që të mos kryenin sulme në territorin e Rusisë. Qëllimi i kërkesës ishte që të mos krijohej ideja se rebelimi i grupit Vagner ishte i koordinuar mes vendeve të NATO-s dhe mercenarëve për të sulmuar pushtetin në Moskë.

Mediat amerikane shkruajnë se nisja e një sulmi ndaj Rusisë do të krijonte idenë e një komploti dhe do vendoste autoritet e Moskës në presion për të reaguar ashpër.

Ekspertët kanë kërkuar nga ushtarakët Ukrainës që dhe në luftimet brenda territorit të saj, sulmet të ishin të moderuara.

Ministria e Jashtme Rusisë konfirmoi gjithashtu se ka marrë mesazhe të veçanta nga Uashingtoni gjatë kohës që mercenarët kërcënonin me sulme. Sipas ministrisë ruse, ambasadori i SHBA në Moskë, ka komunikuar me homologun e tij rus dhe i ka shprehur qëndrimin se Uashingtoni nuk ka asnjë lidhje me atë që po ndodh në Rusi.

Sipas diplomatëve rusë, përfaqësuesi Amerikan është shprehur se SHBA-së nuk i interesonte destabiliteti apo një konflikt civil në një vend që është fuqi bërthamore.

Ndërkohë në qëndrimet e mbajtura nga zyrtarët rusë, revolta e ushtrisë është cilësuar si një skenar që është përgatitur nga një pjesë e vendeve perëndimore.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incident në Nju Jork, piloti i një avioni raporton përplasje me një dron gjatë uljes në aeroport

Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FAA) njoftoi se ka nisur një hetim pasi piloti i një avioni të linjës raportoi se, gjatë fazës përfundimtare...
08:32 | 30/06/2026

Vijon të rritet bilanci i viktimave në Venezuelë, mbi 1,700 të vdekur nga dy tërmetet shkatërrimtare

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, që tronditën Venezuelën të mërkurën ka tejkaluar 1,700, sipas një raporti...
08:19 | 30/06/2026

Krim brutal në Teksas, dy motrat vrasin një 32-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve

Tre gra të reja janë arrestuar në Del Rio të Teksasit për vrasjen brutale të një 32-vjeçareje, nënë e pesë fëmijëve. Autoret e krimit janë...
08:14 | 30/06/2026