Mesazhet e terrenit, Alfred Rushaj zbërthen strategjitë elektorale të PD-së

7 Prill 2021 | 21:26

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike në Tiranë, Alfred Rushaj, tha se entuziazmi i qytetarëve për ndryshim pushtetit është shumë i lartë dhe kjo shton ai vihet re gjatë takimeve në terren.

Ai tha në emisionin “Ilva Now” se kalkulimet elektorale që vijnë nga degët janë shumë premtuese për Partinë Demokratike.

Teksa tregoi detaje mbi takimet në terren, z. Rushaj theksoi se zhgënjim i qytetarëve është shumë i madh nga qeverisja aktuale.

“Shifrat që vijnë si nga degët dhe nga kandidatët janë aq premtuese për ne, sa kjo pjesa e organizmit themi se mos po e shtyjmë më shumë se duhet, se në fund të ditës shifrat janë shumë mirë . Nga pikëpamja e asaj çfarë ne gjetëm në terren, është shumë më e lartë seç e prisnim, jemi tek objektivat tonë, që në i kemi llogaritur përpara se të dilnim në terren. Shqipëri ka nevojë për ndryshim, sepse keqqeverisja në këto tetë vite e ka lënë vendin në  vendnumëro dhe ka ndalur hapat e integrimit të Shqipërisë në BE”,  shtoi ai.

Ai theksi se fushata me grupe të vogla është shumë më efektive pasi përcjellja e mesazhit bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Fushata ka strategjinë dhe ka përgjigjen e shpejtë në varësi të ngjarjes së ditës. Kjo fushatë ka veçantinë që po zhvillohet në kushte e pandemisë, ku rregullat e kanë çuar fushatën në dy aspekte:, janë  forcuar mediat sociale dhe takimet në grupet e vogla takimet e drejtpërdrejta me votuesit. Kjo e fundit ka lidhje, por është shumë efektive dhe është më efektive sa i përket shpërndarjes së mesazhit”, shtoi ai.

Pyetur nga gazetarja Ilva Tare se sa po i respekton masat anti-Covid Partia Demokratike gjatë takimeve me mbështetësit në qarqe të ndryshme, për këtë z. Rushaj bëri këtë koment:

“Ne nuk jemi të shkujdesur. Në të gjitha rastet pa asnjë përjashtim shqetësimi ka qenë kujdesja për qytetarët dhe jetën e tyre. Basha ka qenë i kujdesshëm në vendosjen e maskës, por a është endur të ndalosh njerëzit që të të takojnë këtë s’e ndalon dot.”, tha ai.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021