Mesazhi i Merkel në Beograd: Më parë Kosovën, pastaj BE-në

13 Shtator 2021 | 22:32

Çështja e Kosovës nuk do të zhduket dhe ajo duhet të zgjidhet para se të hapet një proces tjetër. Ka qenë ky mesazhi që ka përcjellë pasditen e së hënës në Beograd, kancelarja gjermane Angela Merkel.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, Merkel u shpreh e vetëdijshme që çështje të tilla kërkojnë kohën e tyre për t’u zgjidhur.

“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në mënyrë që të zgjidhet dhe aksesi i anëtarësimit në BE”, tha Merkel në konferencën për shtyp përkrah presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Ajo shtoi se shpreson që palët e interesuara të arrijnë progres në raundet e ardhshme të dialogut.

Nga ana e tij, Vuçiç deklaroi se është i vetëdijshëm se kushti për t’u bashkuar me BE-në është zgjidhja e marrëdhënieve me Prishtinën.

“Nëse pyetja është a e dimë që nuk do të hyjmë në BE pa zgjidhur më parë çështjen e Kosovës, atëherë mund të them se kjo është plotësisht e qartë”, tha Vuçiç.

Ai nënvizoi se Serbia është e gatshme të diskutojë çdo zgjidhje të negociuar me Prishtinën, por më parë, sipas tij, palët duhet të bien dakord që mes tyre të ketë një lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, parave dhe njerëzve.

Më tej, duke folur në tërësi për Ballkanin, Merkel tha se rajoni ka një rrugë të gjatë për të arritur anëtarësimin në radhët e Unionit, por theksoi se është qëllim i Gjermanisë dhe interes strategjik i Evropës që ky qëllim të arrihet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026