Mesi: Mazhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për integrimin në BE
Zv. Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi shprehet se mazhoranca dhe opozita do të duhet të bëhen bashkë në çështjen e integrimit në Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Deputetja socialiste u shpreh gjatë emisionit “Raw Politics” se partitë politike duhet të lënë mënjanë interesat në këtë çështje pasi integrimi në BE është interes kombëtar për vendin.
“Për një agjendë kombëtare patjetër që duhet të bashkëpunojmë. Ne nuk po integrojmë PS, por po flasim për integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në mënyrë që nesër çdo i ri dhe student të ketë të njëjta mundësi si një I ri apo student në Evropë. Secila parti ka programin e saj por agjendë kombëtare ka vetëm një dhe të gjitha partitë duhet të punojnë dhe lobojnë”, deklaroi znj. Mesi.
Politologu Adri Nurellari shprehet se ka një histori të gjatë të përçarjes mes mazhorancës dhe opozitës në afrimin e vendit me BE. Ai tha se PS kur ishte në opozita luante rol bllokues duke mos ofruar konsensus kur PD i duheshin vota në Parlament.
“Pajtohem që duhet një agjentë kombëtare. Duhej të tregohej më konstruktive për hir të Shqipërisë. Kjo ka ndodhur qoftë kur PS ka qenë në opozitë dhe tani që është PD. PS tani ka të gjitha pushtet, nëse PD i janë dashur votat, kësaj herë qeveria ka pasur të gjitha frenat në dorë”, deklaroi z. Nurellari.
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta