Mësimi me turne, vështirësi për prindërit
“Përsëri do të ketë mësim me dy turne për të mbrojtur shëndetin. Ora mësimore do të jetë 30 minuta,” – deklaroi ministrja e Arsimit Evis Kushi në Euronews Albania tre ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.
Deri atëherë pak prindër e dinin orarin e saktë se kur do t’i dërgonin fëmijët në shkollë, të tjerët u njoftuan gjatë fundjavës.
Përgatitjeve për nisjen e vitit shkollor tashmë u shtohet dhe një diskutim i gjerë në familje dhe deri tek të afërmit dhe fqinjët, për të gjetur zgjidhje për dërgimin dhe marrjen e fëmijëve nga shkolla.
Qytetarët që folën për mikrofonin e Euronews Albania thanë se ishte shumë e vështirë të menaxhohej koha mes prindërve për të bërë transportin e fëmijëve. Ndërsa një pjesë e tyre thanë se procesin do e realizonin vetë pavarësisht vështirësive, të tjerë u shprehën se do paguanin transportin e shkollës.
Ata që kanë pranë gjyshërit duhet të ndjehen me fat.
“Janë orare të papërshtatshme kështu që jam i detyruar ta çoj unë,” – u shpreh një gjysh pranë derës së shkollës.
Megjithatë, mësimi me dy turne tashmë po shihet si normalitet, pasi në disa shkolla do të ketë edhe mësim me katër apo pesë turne.
LEXONI GJITHASHTU:
- Peticion online për orët e shkurtuara, gazetarja Keta: Viti tretë që nuk bëhet mësim
- ‘Mësimi plotësues do zhvillohet brenda 30 minutëshit’, thotë drejtori i Zyrës Arsimore në Kamëz
- Nis viti shkollor në Kosovë, jo më shumë se 20 nxënës në klasa
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta