Paqartësi te prindërit për mësimin plotësues

1 Shtator 2021 | 13:16

Me fletore dhe çanta në duar, këtë fillim muaji nxënësit kanë nisur mësimin plotësues.

Një pjesë e fëmijëve dhe prindërve ishin të paqartë sesi do zhvillohej përsëritja e njohurive, pasi nxënësit i kanë dorëzuar librat e vitit të kaluar.

“Fëmija sot ka filluar klasën e dytë, si vendim mund të them që është pak i paqartë. Situata e pandemisë e ka çorientuar pjesën e mësimdhënies tek fëmijët. Vetëm një fletore dhe një stilolaps kaq, të shohim çfarë do na thonë”, thotë një prind.

“Do zhvillohet përsëritje, edhe do marrim vetëm matematikën edhe gjuhen edhe do mësojmë. Nuk e dimë, nuk kemi informacion për këtë”, shprehet një nxënës.

Drejtoresha e Shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” sqaron për Euronews Albania se përmes shënimeve, arsimi fillor do të zhvillojë dy orë mësimore, gjuhë shqipe dhe matematikë, ndërsa arsimi i mesëm i ulët, përveç tyre edhe gjuhën e huaj.

“Vështirësitë kuptohen janë të mëdha, ne jemi të ndërgjegjshëm, por në bashkëpunim me stafin mësimor, stafin drejtues, prindërit. Besojmë se do të arrijmë në rezultatet që pritet”, thotë drejtoresha e “Fan Nolit”.

Një pjesë e prindërve dhe nxënësve thonë se përsëritja e njohurive ishte e nevojshme, për shkak të mësimit online.

“Fëmija është në klasën e tretë dhe ka nevojë për përsëritje, sepse gjatë pushimeve nuk ka punuar mjaftueshëm”, shprehet një prej prindërve.

“Nuk kam pasur shumë mangësi, po edhe ka disa se mësimi online të gjitha. Nga data 1 deri më 24 do bëjmë me fletore dhe shënime”, thotë një nxënës.

Mësimi plotësues do zhvillohet deri më 24 shtator, pasi më 27 nis viti i ri shkollor.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026