“Mësoni nga e kaluara, sytë te e ardhmja”, mesazhi i ambasadores Kim në 245-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

2 Korrik 2021 | 10:03

“Vendosja e demokracisë nuk mjafton, nëse nuk e mbrojmë dhe përtërijmë atë”. Ky ishte mesazhi që ambasadorja Yuri Kim përcolli në 245-vjetorin e Pavarësisë së SHBA, dhe 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.

“Duhet të përballemi me të metat tona në të njëjtën frymë, pa u turpëruar apo pa pasur frikë, por me vendosmëri për të gjetur gjuhën e përbashkët, mënyra më të mira për të punuar me bashkëqytetarët tanë dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm për mësimet e së kaluarës, por gjithmonë me sytë mbi të ardhmen”, – u shpreh ambasadorja.

Për të treguar se si realizohet kjo, ambasadorja Kim citoi pjesë nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA.

“Sa herë që ndonjë formë e qeverisjes bëhet shkatërruese e këtyre qëllimeve, është e drejta e popullit ta ndryshojë ose ta shfuqizojë atë, për të themeluar qeverinë e re, duke hedhur bazat e saj mbi parime të tilla dhe duke organizuar kompetencat e saj në një formë të tillë, sa do t’u duket atyre se ka shumë të ngjarë të ndikojë në sigurinë dhe lumturinë e tyre”, tha kryediplomatja.

Mesazhet, ambasadorja e SHBA i përcolli para krerëve të lartë të shtetit dhe politikës, presidentit Ilir Meta, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, liderit të opozitës, Lulzim Basha, ndërsa mungonte kryeministri Edi Rama, i cili po merr pjesë në Forumin e Prespës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026