Messi mungon ndaj Metz, shkak një lëndim në gju
Lionel Messi do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës kundër Metz, e vlefshme për kampionatin francez Ligue 1.
Kontrollet mjekësore të bëra gjatë ditës së sotme kanë konstatuar një lëndim në gjurin e majtë të 34-vjeçarit. Lajmi u bë me dije nga klubi i Paris Saint-Germain.
Messi pritet të mungojë për disa ditë. Ai iu nënshtrua një skaneri pasi qe ankuar për dhimbje në gju gjatë stërvitjes.
Kontrollet kanë pikasur mavijosje dhe enjtje të gjurit. Argjentinasi pritet t’i nënshtrohet një tjetër kontrolli pas dy ditëve.
Lëndimi ia përkeqëson më tej situatën 34-vjeçarit, i cili ende nuk ka shënuar një gol për PSG-në në tre ndeshje të luajtura në kampionat.
Të shtunën PSG pritet të luajë kundër Montpellier në shtëpi, ndërsa të martën e ardhshme përballen me Manchester City në Champions League.
Messi pati një situatë me Pochettinon këtë fundjavë pasi nuk e priti mirë zëvendësimin përballë ndeshjes me Lyonin.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta