Mësuesit në Kosovë kërkojnë rritje pagash për përballimin e krizës

1 Prill 2022 | 18:14

Fillimi i prillit mund të sjellë greva të mësimdhënësve në Kosovë.

Sipas drejtuesve të Sindikatës së Arsimit, mësimdhënësit janë të detyruar, nëse qeveria nuk merr parasysh dy kërkesat e tyre.

“Të mbështeten me nga 100 euro shtesë në pagë për t’i përballuar më lirë këto çmime dhe kjo shtesë të vlejë gjersa nuk arrihet marrëveshja e finalizimit të ligjit të pagave”, thotë Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut.

Kërkesat e arsimtarëve janë legjitime, thotë Rinor Qehaja nga ‘Ed Guard’, organizatë që monitoron zhvillimet në arsimin e Kosovës. Por ai shprehet kundër hapave që dëmtojnë nxënësit.

“Prerja dhe çdo periudhe jashtë mësimit për nxënësit do të ishte e papërballueshme dhe e padrejtë pikësëpari për nxënësit”, shprehet Rinor Qehaja, ‘Ed Guard’.

Për dëmet që mund të sjelle greva për fëmijët janë të vetëdijshëm edhe mësuesit, por thonë se nuk kanë alternative tjetër. Megjithatë, Jashari beson se kjo situatë mund të tejkalohet nëse ka gatishmëri të qeverisë për dialog.

Me këtë pajtohet edhe Qehaja, por që sipas tij, mungon një komunikim i duhur mes institucioneve dhe sindikatave.

Gatishmëria e Ministrisë së Arsimit për një dialog të tillë, nuk dihet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026