Mësuesit rrëfejnë helmimin e nxënësve në Kosovë në vitin ’90

Kosovë
18 Shkurt 2022 | 17:22

Ishte mars i vitit 1990 kur Kosova do të përballej me një ngjarje tragjike, helmimin masiv të 8 mijë personave, pjesa më e madhe nxënës.

Autoritet e ish-Jugosllavisë jo vetëm nuk mbajtën asnjë përgjegjësi për ngjarjen, por as e pranuan, duke thënë se ishte inskenim dhe aktrim i përgatitur.

Mjekë e profesorë sjellin rrëfime për atë që ngjau në marsin e vitit ’90.

Kimikatet e përdorura kishin ndikim të fortë në organizëm, duke u sjellë kontraktim muskujsh, vjellje, humbje ndjenjash e shumë pasoja të tjera.

Xhafer Murtezaj, që në atë kohë ishte profesor i Edukatës Fizike në gjimnazin e Skenderajt, kujton klithjet e nxënësve në secilën klasë të shkollës.

“Sa dëgjohej një klithmë në një klasë, katër-pesë vajza, dëgjohej në tjetrën. Krijohej një panik edhe te tjerët nxënëse. Mandej u krijua një shqetësim i madh në popullatë. Vinin prindërit, nuk kishin mjete spitali, në Skenderaj atë herë nuk kishte më shumë se dy-tri vetura. Ata qytetarë që kanë pasur vetura edhe deri në spital i kanë bartur apo ka pasur raste që i kanë bartur edhe deri në Qendrën Mjekësore të Kosovës. Ajo ka qenë diçka shumë e rëndë”, rrëfen Murtezaj.

Mostrat e marra nga gjaku i të helmuarve vështirë të vërtetoheshin. Spitalet drejtoheshin nga serbët, të cilët pengonin zbardhjen e të vërtetës.

“Kam marrë gjakun e disa pacientëve, jo të gjithë pacientëve. Dhe meqenëse analizat nuk ka qenë e mundur që të kryhen në Institutin e Biokimisë që ka qenë dy kate më lartë, sepse drejtori ka qenë serb. Jam marrë vesh me shefin e laboratorit biokimik në Obiliq që t’i ruajmë mostrat dhe t’i punojmë gjatë natës sa ka qenë kujdestar. Këto rezultate kanë treguar se më shumë se 70 për qind të pacientëve të pranuar nuk kanë pasur vlera të kalciumit, që si të tilla mjaftojnë për t’i shkaktuar ato ngërçe hiperkalcimike”, tregon Neshet Rizvanolli, i cili në atë kohë punonte në Njësinë Nukleare në Prishtinë.

Në katet e mbushura plot të klinikës në kryeqytet, nuk kishte vende as në korridor.

“Kjo ishte më shumë se luftë”, thotë drejtori i atëhershëm i Transfuzionit të Gjakut, Mazllum Belegu.

“Nuk ka pasur dhimbje më të mëdha se të shohësh ato manifestimet e helmimeve te fëmijët. Gjithçka çfarë ndodhë te fëmijët, te të rriturit është më e qëndrueshme, i rrituri e përballon. Por të shohësh fëmijët duke u dridhur, duke mos mundur të rrijë në këmbë të veta, as të bisedojë as kurrgjë. Më kujtohet një fjali që thotë dikush ‘a është kjo luftë?’. Thash: ‘jo kjo nuk është luftë, kjo është më shumë se luftë’. Fëmijët të bëhen ashtu, nuk e di se çfarë shpirti dhe çfarë zemre kanë pasur”, tha Belegu.

Në Kosovë u helmuan rreth 8 mijë nxënës dhe të rritur gjatë vitit 1990. Kjo i parapriu ngjarjeve që më vonë u përshkallëzuan në demonstrata për të drejtat e shqiptarëve deri në luftën për çlirimin e Kosovës nga serbët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026