Mesut Ozil i futet politikës në Turqi, merr postin në partinë e Erdogan

24 Shkurt 2025 | 16:09

Ish-ylli i futbollit gjerman, Mesut Özil, është emëruar anëtar i bordit të Partisë sw Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Vendimi u mor gjatë kongresit të mbajtur të dielën në Ankara, ku Erdoğan u rizgjodh për herë të nëntë si kryetar i partisë që ka qeverisur Turqinë që nga viti 2002.

Özil, i cili shpalli tërheqjen nga futbolli në vitin 2023, ka pasur një karrierë të shquar me ekipe të njohura si Real Madrid, Arsenal dhe Kombëtarja e Gjermanisë, me të cilën fitoi Kupën e Botës nw vitin 2014. Ai e përfundoi rrugëtimin e tij në futbollin profesionist te klubi turk Istanbul Başakşehir.

Përfshirja e Özil në politikë nuk është surprizë, pasi ai ka qenë prej kohësh një mbështetës i hapur i Presidentit Erdoğan. Në vitin 2019, ai e zgjodhi atë si dëshmitar nderi në dasmën e tij me ish-misin e Turqisë, Amine Gülse.

Lidhja e tij me politikën turke dhe mbështetja ndaj Erdoganit kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, veçanërisht pas largimit të tij nga kombëtarja gjermane në vitin 2018, ku ai akuzoi federatën gjermane për trajtim të padrejtë dhe racizëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026

Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”

Kryeministri britanik Andy Burnham hapi sot një seli të re qeveritare në Manchester, të cilën ai do ta quajë “Nr. 10 Veri”, një referencë për...
14:44 | 24/07/2026