Mësymja e Kongresit, gazetarja e VOA: Uashingtoni ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit

6 Janar 2021 | 21:31

Menada Zaimi, gazetare e Zërit të Amerikës thotë se protesta para Senatit është një ngjarje e pashembullt për SHBA.

Ajo thotë se kjo është si pasojë e qëndrimeve të vazhdueshme që presidenti në ikje Donald Trump ka mbajtur lidhur me zgjedhjet.

“Është e pazakontë për çdo amerikan që protestues të shumtë hyjnë në godinën kryesore të Kongresit”, shprehet gazetarja.

Për shkak të asaj që po ndodh, gazetarja e VOA thotë se shteti i Uashington DC ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit.

“Është thirrur dhe Garda Kombëtare si dhe është vënë në veprim Garda e Uashingtonit, garda e kryeqyteti të vendit. Do të shohim nëse situata do të merret nën kontroll plotësisht nga forcat e rendit”, shtoi ajo në një lidhje për Euronews Albania.

Znj. Zaimi tha më tej se “tashmë Senati është i ndarë 50-50 mes Republikanëve dhe Demokratëve dhe do të jetë vota e nën president për çdo votim të mundshëm në Senat”.

 

Lexoni gjithashtu:

LIVE | Protestuesit mësyjnë godinën e Kongresit në prag të mandatimit të Biden si president

Trazirat në Kongres, reagojnë Biden dhe Trump

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026