Meta bllokon hashtaget për vrasjet e civilëve në Bucha

5 Prill 2022 | 10:16

Pronari i Facebook, Meta Platforms Inc, kufizoi hashtaget që lidhen me vdekjet e civilëve në Ukrainën veriore.

Trupat e njerëzve atje dyshohet se u qëlluan nga një distancë e afërt dhe u gjetën në një qytet të evakuuar nga forcat ruse. Vrasjet në Bucha, jashtë Kievit, kanë provokuar sanksione të mëtejshme kundër Moskës nga Perëndimi.

Midis rrënojave të automjeteve të blinduara të djegura, imazhet e trupave të vdekur në rrugët e qytetit ishin dëshmi e një “masake të qëllimshme të civilëve”, tha Ukraina të dielën në atë që përshkruhet si krime lufte të kryera nga ushtria ruse.

Zëdhënësi i Meta, Andy Stone tha se sistemet e automatizuara që skanojnë imazhe të dhunshme në Facebook dhe Instagram, të cilat kompania i zotëron do të merren me bllokimin e hashtag-eve duke përfshirë #bucha dhe #buchamassacre.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar qasjen e Metës për heqjen e përmbajtjes së dhunshme gjatë konflikteve, duke thënë se praktika e tij e pastrimit të të dhënave nga serverët e saj pas 90 ditësh rezulton në fshirjen e provave kritike të krimeve të luftës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026