Meta krah maturantëve, thirrje Ministrisë të dëgjojë kërkesat e tyre pa harruar vështirësitë e këtij viti shkollor
Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje autoriteteve të arsimit që të marrin sa më parë në shqyrtim kërkesat e maturantëve dhe t’u përgjigjen “me transparencë të plotë në përmbushje të detyrimit ligjor që kanë”.
Përmes një postimi në Facebook mbrëmjen e së shtunës, Meta tha se po ndiqte me shqetësim protestat e maturantëve ditët e fundit dhe ishte krah tyre.
“Edhe zëri i vetëm i një maturanti duhet dëgjuar, vlerësuar dhe sqaruar për paqartësitë dhe vështirësitë që ka hasur në këtë kohë pandemie. Viti që kaloi ka qenë shumë i vështirë për të gjithë sistemin arsimor, por në mënyrë të veçantë për maturantët tanë,” – kujtoi Presidenti teksa këshilloi autoritetet që vlerësimi i provimeve të jetë i drejtë për kohët e vështira që kaluan maturantët.
Meta apelon që ekspertët të mos vlerësojnë provimet “si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të studentëve dhe kufizimeve të pamerituara për arritjen e rezultateve të kërkuara”.
Lexoni gjithashtu:
Ministria e Arsimit adreson shqetësimet e maturantëve, apelon të përgatiten për provimin e radhës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta