Meta takim me përfaqësuesit e Turgut Ozal: Arsimi të mos bëhet viktimë e politikës

24 Shtator 2022 | 12:08

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar sot përfaqësuesit  e institucionit arsimor “Turgut Ozal”, ku në një postim në rrjetet sociale nënvizoi se arsimi të mos bëhet viktima e politikës.

“Jam i shokuar nga këto fakte të cilat shkatërrojnë sigurinë juridike në vend. Këto akte antiligjore nuk kanë të bëjnë vetëm me një shkollë, por tregojnë rrezikun që i kanoset çdo qytetari, investitori të huaj, biznesi të ndershëm, etj. Shpreh shqetësimin e madh për këto akte të papranueshme, nisur edhe nga fakti, që ky vendim i Qeverisë merret pasi ka filluar shkolla, duke ndikuar tek fëmijët dhe familjet e tyre, si edhe tek mësuesit.

Jemi një vend që duhet të funksionojë sipas ligjeve, por në këtë rast, shteti ynë ka kryer akte arbitrare brutale dhe të paligjshme, që kanë traumatizuar qindra vogëlushë dhe familjet e tyre. I inkurajova ata të ndjekin deri në fund rrugën ligjore dhe i sigurova se do ta monitorojmë procesin nga afër. Arsimi dhe fëmijët të mos përfshihen e të bëhen viktima të politikës!”, shkruan Meta në Facebook.

Përveç kolegjit turk “Mehmet Akif”, Ministria e Arsimit ka mbyllur edhe kopshtin ‘Zubeyde Hanim”. Prindërit të shqetësuar kanë deklaruar se kopshti është mbyllur pa asnjë arsye.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili nënvizoi se nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një licence shkolle si plot të tjera më parë.

Sipas Ramës, institucionet janë gjetur në shkelje ligjore gjatë 2 verifikimeve, shkelje për të cilat ligji parashikon heqjen e licencës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026