Meta thirrje qytetarëve që të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës ‘Park Kombëtar’

21 Mars 2021 | 14:20

Presidenti Ilir Meta iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të solidarizohen me kauzën e shpalljes së lumit Vjosa “Park Kombëtar”.

“Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit. Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe evropiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues”, shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Ai thekson se është “ thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë, por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës, në Bruksel, Berlin dhe Paris thirrjen që buçet nga lumi: Vjosa Park Kombëtar tani!”.

Sipas presidentit ky lum ka një rëndësi mbarë europiane.

“Ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e saj Park Kombëtar, i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve. E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! “, përfundon ai.

Lumi i Vjosës, i cili rrjedh nga mali i Pindit në Greqi dhe derdhet në detin Adriatik, ishte nën kërcënim nga disa projekte hidrocentralesh në Shqipëri, një prej së cilëve ishte ai i Kalivaçit, por që disa muaj më parë Kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria e tij ka refuzuar t’i japë leje.

Ndërkohë pak ditë më parë aktivistë të Shoqërisë Civile dhe ambientalistë protestuan pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë për të mbrojtur lumin Vjosa si dhe kërkuan që të shpallet Park Kombëtar.

Pjesë e protestës ishte edhe presidenti Ilir Meta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026