Meteorologia e Meteoalb: Nga e marta rikthehen temperaturat e larta
Adiola Bani, meteorologe e Meteoalb thotë se moti në Shqipëri do të ketë një përmirësim gradual në dy ditë e ardhshme pas reshjeve të shiut që përfshinë një pjesë të mirë të territorit mesditën e së dielës.
“Përmirësim gradual të gjendjes së motit pasi në disa zona ka pasur rrebesh shiu në një pjesë të mirë të vnedin Më problematike ka pasur në zonën veriore dhe qendrore”, tha znj. Bani.
Sipas meteorologes “gjatë ditës së hënë do të kemi më pak reshje” ndërsa nga e marta presim përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në të gjithë vendin tonë”.
“Reshjet do të jenë të lokalizuar vetëm në zonat malore dhe do të ketë rikthim të temperaturave të larta”, deklaroi znj. Bani gjatë një prononcimi për Euronews Albania.
Për pushuesit që kanë prenotuar në fillim të muajit gusht, Adiola Bani u shpreh se do të ketë mot të kthjellët.
“Në një parashikim të përgjithshëm pjesa e parë e muajit gusht na sjellë kryesisht mot të kthjellët që nuk do të mungojnë episodet e shkurtra në 1 apo 2 ditë ku do ë kemi reshje të pakta të shiut . kryesisht pritet mot I kthjellët dhe temperatura të larta”, përfundoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta