“Metmorfoza”/ Debate në gjyq mes avokatit të Pëllumb Gjokës dhe Arben Krajës! SPAK kërkon të thirren 40 dëshmimtarë
Në procesin gjyqësor të njohur si dosja “Metamorfoza”, e cila lidhet me krime të rënda, SPAK kërkon të thërrasë në gjyq 40 dëshmitarë. Ata do të pyeten për vrasjen e Gjin Boriçit dhe për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes ndaj Kleanthi Musabelli, brenda kuadrit të një grupi të strukturuar kriminal.
Seanca është shoqëruar me debate mes avokatëve të biznesmenit Pellumb Gjoka dhe prokurorëve të SPAK, veçanërisht për mos përputhjen mes orarit të bisedave të regjistruara në Sky ECC dhe orarit të vrasjes së Gjin Boriçit në gusht të vitit 2020.
Arben Kraja, përfaqësues i SPAK-ut, deklaroi se orari i regjistrimeve të Sky ECC nuk përkon me orën lokale të ngjarjes. Ndërsa avokati Gurali Brahimllari argumentoi se procesverbali i Pellumb Gjokës ishte spostuar dhe e cilësoi këtë si manipulim.
Seanca u shty pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me përmbajtjen e provave.
Përveç Pellumb Gjokës, në këtë proces gjykohen edhe Behar Bajrovic dhe Edmond Preka. Procesi po zhvillohet me gjykim të zakonshëm, ndryshe nga faza e mëparshme e dosjes “Metamorfoza”, që u zhvillua me gjykim të shkurtuar për krime të lehta.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta