Mevlan Shanaj preket për humbjen e kolosit të artit shqiptar Rikard Ljarjan

21 Prill 2020 | 18:49

Largimi nga kjo jetë i aktorit të madh të filmit shqiptar, Rikard Ljarja në moshën 77-vjeçare ka përlotur të gjithë qytetarët shqiptarët. Ai ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e tij në Tiranë, ndërsa sot iu dha lamtumira e fundit në qytetin e Shkodrës, aty ku u ngjit në skenë për herë të parë. 

Për këtë humbje të madhe për artin shqiptar, foli në “Ilva Now” aktori, regjisori dhe miku i ngushtë i Rikardit, Mevlan Shanaj. Ai tregoi rreth jetës së Rikardit, por edhe për modelin e ri që solli në kinematografinë moderne shqiptare. Shanaj theksoi se humbja e Rikard Ljarjas është një humbje e madhe kombëtare.

“Ka qenë një miqësi e lashtë mbi 50 vite dhe ardhja e Rikardit në ekranin shqiptar ishte një gjë e re, ishte një befasi. Rikardi është konsideruar si pionieri i kinemasë moderne dhe kur erdhi Rikardi me portretin e tij solli një dëlirësi, solli atë që çdo shikues kishte dëshirë ta ketë brenda vetes. Nuk ishte madhësia e intepretimit, por i çuditi çiltërsia e këtij njeriu, i cili solli mendësi të re dhe kulturë të re. Ne e kishim Rikardin në majën tonë. Me Rikardin kam miqësi të lashtë që nga fëmijëria. Kemi bashkëpunuar si aktore, kemi shkëmbyer rolet tona. Figura e Rikardit erdhi duke u zgjeruar nga kultura dhe thellësia e tij. Çdo njeri te Rikardi shikonte idealin e vet, prandaj ka qenë kaq shumë i respektuar dhe i dashur. Ai ishte artist kompleks. Unë kam qenë non stop mik, vetëm dje nuk kemi folur. Nuk kishte dëshirë ta shikoja, sepse ishte rënduar.  Ai ka qenë gjithmonë i hapur dhe asnjëherë i kursyer dhe një mik që nuk e gjen dot në jetë, nuk e gjen dot fisnikërinë e Rikardit. Është një humbje kombëtare”,tha ai.

Aktori Shanaj nuk e përmbajti dot dhimbjen e madhe, që i ka shkaktuar largimi i mikut të tij, siç ishte kolosi i kinematografisë moderne shqiptare, Rikard Ljarja.

“Ai ishte njeri i hapësirave të mëdha, por më thuaj ti: Ka njeri në Shqipëri që e ka marrë vlerën për së gjalli?  Rikardi ishte djalë i ditur dhe e dinte psikologjinë e shqiptarëve më shumë se shqiptarët. Ai nuk ishte njeri i smirave. Ai nuk tha njëherë “unë unë”, ai nuk e dinte këtë fjalë. Rikardi kishte një modesti të lakmueshme. E kam lakmi atë mënyrën e tij të komunikimit”, shtoi Shanaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026