Mianmari bëhet prodhuesi më i madh i opiumit, tejkalon edhe Afganistanin

12 Dhjetor 2023 | 08:42

Mianmari tani është prodhuesi më i madh në botë i opiumit, duke e tejkaluar Afganistanin, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.

Në raport përmendet se këtë vit Mianmari vend i njohur edhe si Burma e ka rritur prodhimin për 36 për qind, në 1.080 tonë të opiumit përbërësit kyçë për drogën e rëndë, heroinën.

Ndër faktorët kyçë përmenden mungesa e stabilitetit të brendshëm dhe një rënie prej 95 për qind në kultivim të lulëkuqes në Afganistan, pas vënies së ndalesës në droga nga talibanët, vitin e kaluar.

Afganistani besohet se ka prodhuar 330 tonë të opiumit këtë vit. Çmimet mesatare për kultivim të opiumit të freskët dhe të thatë në Mianmar janë rritur prej 317 dollarëve në 356 dollarë për kilogram.

Rajoni ku gjendet Mianmari dhe kufijtë e tij me Tajlandën dhe Laosin, i ashtuquajtur Trekëndëshi i Artë ka qenë historikisht i njohur për prodhim të opiumit dhe heroinës.

Mianmari dhe Afganistani janë vendet që shesin më të shumti heroinë në gjithë botën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026