U akuzuan për abuzime me një tender, GJKKO shpall të pafajshëm 7 persona

gjkko
6 Nëntor 2023 | 17:12

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshëm 7 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë, për abuzimin me një tender.

Bëhet fjalë për një kërkesë që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur më datë 22.11.2021 pranë Gjykatës, me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale me Nr. 293 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve A.G, N.D, Xh.D dhe Y.S të cilët akuzoheshin për “Shpërdorim detyree kryer në bashkëpunim si dhe në ngarkim të të pandehurve E.M dhe E.H akuzuar për figurën e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Rudina Palloi dhe Irena Gjoka, bazuar në nenet 25, 248 dhe 258 të Kodit Penal, nenet 388/1 shkronjat a) dhe b) dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi të rrëzonte akuzat për këta persona, duke dhënë edhe arsyet për secilin:

  1. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës A.G, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “a” dhe “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston dhe fakti nuk përbën vepër penale.
  2. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës N.D, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.
  3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Xh.D, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.
  4. Deklarimin e pafajshmëm të të pandehurit Y.S, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston.
  5. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës E.M, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
  6. Deklarimin e pafajshmme të të pandehurës E.H, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
  7. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit H.K, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026