Mick Schumacher në gjurmët e të atit, 12 raste të “trashëgimisë” në formula 1

5 Dhjetor 2020 | 18:42

Edicionin e ardhshëm një Schumacher zbret në pistë, por nuk do të jetë Michael, shtatë herë kampioni i formula 1. Mick Schumacher , djali 21-vjeçar i legjendës së Ferrarit do të provojë të ndjekë gjurmët e babait të tij, pasi për do të nisë karrierën në pistat e Formula 1, sezonin e ardhshëm me ekipin e Haas.

 A do të arrijë Schumacher i ri të kthehet në një idhull për brezat e rinj, kjo mbetet për tu parë, por në garat me makina, edhe më parë ka pasur raste kur fëmijët kanë ndjekur rrugën e baballarëve të tyre. 

Shoferi britanik Graham Hill fitoi titullin në 1962 dhe 1968, ndërsa djali i tij Damon u shpall kampion në vitin 1996 duke shkruar historinë, pasi për herë të parë babë e bir u shpallën kampion bote.

Fatkeqësisht, Graham kishte vdekur në një aksident ajror në 1975 dhe nuk e pa kurrë arritjet e djalit të tij. Gilles Villeneuve u vlerësua si një nga drejtuesit më të mirë që nuk ka fituar kurrë kampionatin botëror.

 Në 1982 kanadezi vdiq në një përplasje të tmerrshme gjatë praktikës për çmimin e madhe të Belgjikës, duke lënë një djalë Jacques, i cili në 1996, ai garoi me ekipin Ëilliams duke përfunduar i dyti.

Keke Rosberg dhe Nico Rosberg u bënë dyshja e dytë babë e bir që u shpallën kampion. Në total janë 12 raste kur nga e njëjta familje babë e bir kanë provuar adrenalinën që të japin garat e Formula 1, por jo në të gjitha rastet suksesi ka qenë i së njëjtit nivel.

Në rastin e Mick Schumacher, pritshmëritë janë të mëdha, por mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026