Microsoft: Hakimi i sistemeve tona u sponsorua nga qeveria ruse

20 Janar 2024 | 13:34

Hakerë të lidhur me Qeverinë ruse kanë fituar qasje në emailet e disa zyrtarëve të lartë të Microsoftit, ka thënë ky gjigant amerikan të premten.

Sulmi ka nisur në fund të nëntorit dhe është zbuluar më 12 janar, ka thënë kompania softuerike, përmes një deklarate.

Hakerët kanë shkarkuar disa dokumente që kanë qenë nëpër emaile, mirëpo kompania nuk ka treguar se kush është prekur prej këtij veprimi, duke përmendur vetëm “një përqindje të vogël të punëtorëve”.

Deri më 30 qershor, Microsofi ka pasur rreth 221.000 punëtorë.

“Microsofti e ka identifikuar kërcënimin si Midnight Blizzard, aktor i sponsoruar prej shtetit rus, që njihet edhe si Nobelium”, ka thënë kompania amerikane.

Microsoft ka thënë se fillimisht hakerët e kanë shënjestruar informacionin që është lidhur me grupin e tyre, dhe më pas e kanë shtrirë operacionin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri izraelit kritikon ashpër Netanyahun: Është i paaftë për të qeverisur

Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett tha të martën se kryeministri Benjamin Netanyahu është “i paaftë të qeverisë qeverinë e tij” sepse ministrat e ekstremit të djathtë...
08:38 | 01/07/2026

Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar

1,943 të vdekur, numri ende i përkohshëm zyrtar i të vdekurve nga dy tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën më 24 qershor vazhdon të rritet. Në...
08:12 | 01/07/2026

Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fitoi më shumë se 1 miliard dollarë vitin e kaluar nga marrëveshjet e biznesit me kriptomonedha, sipas raportit të tij...
07:42 | 01/07/2026