Mijëra francezë protestojnë kundër të djathtës ekstreme

16 Prill 2022 | 22:27

Në Paris dhe në qytete të tjera në të gjithë Francën, mijëra njerëz protestuan kundër të djathtës ekstreme përpara balotazhit presidencial të fundjavës së ardhshme, raporton Euronews.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale konfirmoi dy kandidatët të cilët do të përballen në raundin e dytë, Emanuel Makron dhe Marin Le Pen një përsëritje e zgjedhjeve të 2017-s, ku Makron arriti të fitonte ndaj politikanës se ekstremit të djathtë.

“Asnjë votë për Marine Le Pen!” brohoritnin demonstrues në Lille. Kandidati i krahut të majtë Jean-Luc Mélenchon e përsëriti të njëjtën frazë disa herë në një fjalim para mbështetësve fundjavën e kaluar.

“Ne jemi këtu për t’i thënë jo të djathtës ekstreme, për shoqërinë, liritë por edhe klimën. Do të ishte një regres i vërtetë nëse do të vinte në pushtet”, tha Jean-François Julliard, drejtor menaxhues i Greenpeace France . Ai ishte një nga disa mijëra njerëz që protestuan në Paris.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026